Klinika estetike Gen-O-Time është e përkushtuar të ofrojë trajtime estetike mjekësore që janë sa profesionale aq edhe efektive dhe të sigurta. Shëndeti juaj i lëkurës duhet të vijë i pari. Lëkura e bukur është e ndërtuar në lëkurë të  shëndetshme. Pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë dhe praktikat ekskluzive të trajtimit të lëkurës, janë programe të hartuara në atë mënyrë që të japin rezultate të dukshme në shëndetin e lëkurës. Lëkura e secilit person është unike dhe kërkon vëmëndje të veçantë.

Udhëtimi i pacientit fillon me një nga mjekët tanë, i cili, pas konsultimit, rekomandon trajtimin më ideal, të përshtatur me kujdes për të përmbushur nevojat specifike të pacientit. Disa nga keto trajtime që përfshijnë fytyrën, trupin dhe flokët janë: depilime përmanente me lazër, anti moshë me botoks dhe acid ialuronik, filler për buzë dhe mollëza, mesoterapi, injektim plazme, peeling kimik, maska dhe trajtime lëkure, anti akne, kundër njollave, kundër strijave, trajtime anti celulit, trajtime kundër rënies së flokëve dhe mbipeshën.

Në Gen-O-Time do të gjeni ndërhyrje të ndryshme për rregullimin e hundës, veshëve, zmadhim ose zvogëlim si dhe lifting të gjoksit, lifting të barkut, kofshëve dhe krahëve, lifting i fytyrës dhe qafës. Gjithçka që ju duhet për të arritur maksimumin e imazhit tuaj, tashmë do ta gjeni vetëm në klinikën Gen-O-Time.

Bukuria kërkon angazhim, jo mrekulli.

Shërbimi

Klinika Estetike Gen-O-Time ofron shërbime konform standarteve ndërkombëtare.

Privatësia

Privatësia dhe konfidencialiteti i pacientit janë parësore për klinikën tonë.

Ambjenti

Çdo ambjent ku ne ofrojmë shërbimet është i pajisur me çdo aparaturë të nevojshme.

Siguria

Siguria gjatë ndërhyrjeve estetike të personalizuara është përparësia jonë.

Komunikim

Komunikimi i plotë i informacionit mbi trajtimet janë çelsi i suksesit.

Teknologjia

Proçedurat dhe teknologjia e fjalës së fundit kanë vendosur një standart të ri.