Y-PRP

“Plazma e pasur me trombocite”, është një trajtim shumë i rëndësishëm për lëkurën, sidomos në zonën rreth syve, qafë, dekolte, gjithë fytyrën dhe flokë. PRP e ofruar në klinikën estetike Gen-O-Time ofron një efekt rinues dhe elasticizues në lëkurën tuaj. Terapia me PRP përdor plazmën dhe trombocitet tuaja të marra nga një kampion gjaku, për të stimuluar kolagjenin dhe për të përmirësuar dukjen e lëkures dhe elasticitetin e saj. Trombocitet janë rruazat e gjakut që ndalojnë hemorragjinë. Funksioni tjetër i tyre është të promovojnë shërimin e shpejtë të plagëve duke aktivizuar qelizat e rritjes. Procedura kryhet duke marrë një sasi të vogël gjaku nga trupi juaj dhe duke e vendosur atë në një proces centrifugimi për të ndarë rruazat e kuqe të gjakut nga trombocitet apo pllakëzat e gjakut. Kjo PRP që centrifugohet, injektohet më pas në lëkurë, me një sërë injeksionesh të vogla.

Ënjtja dhe skuqja në zonat që injektohet është e zakonshme, dhe mund të bëhet akoma me e dukshme në zonën përreth syve, për një kohë të shkurtër. Skuqje e lëkurës është gjithashtu e pritshme, e cila zhduket gradualisht pas 1 jave.

Shërbime të Tjera