Otoplastika – rimodelimi i Veshëve

E njohur edhe si kirurgji kozmetike e veshit është një proçedurë për të ndryshuar formën, pozicionin ose madhësinë e veshëve.
Ju mund të konsideroni otoplastikë nëse:

  • Veshi ose veshët rrinë shumë larg nga koka
  • Veshët tuaja janë të mëdha në përpjesëtim me kokën tuaj
  • Ju jeni të pakënaqur me një operacion të mëparshëm të veshit

Otoplastika bëhet zakonisht në të dy veshët për të optimizuar simetrinë e tyre dhe mund të bëhet në çdo moshë pasi veshët të kenë arritur madhësinë e tyre të plotë. Otoplastika nuk do të ndryshojë vendndodhjen e veshëve tuaj apo të ndryshojë aftësinë tuaj për të dëgjuar. Kirurgjia do të zgjasë rreth dy deri ose tre orë, e cila varet nga sa e ndërlikuar është proçedura në rastin tuaj. Kirurgët e klinikës estetike Gen-O-Time do t’ju informojnë për detaje rreth asaj që kërkon çështja juaj. Ju duhet të planifikoni të qëndroni në shtëpi të paktën një javë pas operacionit.

Shërbime të Tjera