Oksigjenoterapi

bëhet me ate te nje makinerie te posacme që aplikon oksigjen të pastër mbi lëkurë dhe ndihmon në zvogëlimin e linjave të imëta dhe rrudhave. Trajtimet e fytyrës me oksigjen ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit, i cili mund t’ju ndihmojë të keni një lëkurë më të shëndetshme dhe me pamje rinore. Oksigjenoterapia e aplikuar në klinikën estetike Gen-O-Time ofron një mori përfitimesh. Ajo mund ta bëjnë lëkurën të duket më e re, të zvogëlojë rrudhat, të pastrojë poret dhe mund të ndihmojë në eliminimin e akneve. Për më tepër, ajo rrit elasticitetin natyral të lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Trajtimet me oksigjen mund të përfshijnë infuzione të vitaminave dhe antioksidantëve si pjesë e proçesit, të cilat kontribojnë në shëndetin e fytyrës dhe të përgjithshëm të lëkurës.

Trajtimi kryhet me anë të një pajisje të posaçme e cila lëshon dhe aplikon serum, oksigjen dhe përmbajtje të tjera si anti-plakje ose hidratues per fytyrën. Estetisti do të aplikoje oksigjen deri në mbulimin e gjithë zonës së fytyrës dhe qafës.

Shërbime të Tjera