Mesoterapi Playskin MD për Fytyrën

Mezoterapia e fytyrës është ndër procedurat më të njohura në dermatologjinë kozmetike, e cila përdoret për freskimin e fytyrës dhe qafës. Procedura është pothuajse pa dhimbje, ndërsa rezultatet janë të dukshme pas disa ditësh. Mezoterapia është teknikë gjatë së cilës përdoret gjilpëra e vogël me ndihmën e së cilës në pjesët më të thella të lëkurës vendosen medikamente, vitamina, minerale në vendet ku ka probleme të caktuara. Në këtë mënyrë bëhet trajtimi i puçrrave, rrudhave dhe parandalimi i tyre. Këto produkte janë antioksidantë dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit, marrin pjesë në rregullimin e mikroqarkullimit. Acidi hyaluronic, luan një rol të rëndësishëm në hidratimin e indeve, lubrifikim dhe funksionin qelizor, që rezulton me zbutje të rrudhave dhe fytyrës i japin një pamje rinore dhe të shndritshme.

Në klinikën estetike Gen-O-Time do të gjeni trajtime për lloje të ndryshme lëkure dhe problematike, nga ushqyerja deri tek trajtimi. Teknologjia me Liposome nga Playskin është teknologjia e fundit për kryerjen e mezoterapisë me rezultate të menjëhershme.

Shërbime të Tjera