Mesoterapi Playskin MD për Flokët

Mezoterapia e flokëve është ndër procedurat më të njohura në dermatologjinë kozmetike, e cila përdoret për forcimin dhe ushqimin e flokëve tuaj. Procedura është pothuajse pa dhimbje, ndërsa rezultatet janë të dukshme në pak kohë. Mezoterapia është teknikë gjatë së cilës përdoret gjilpëra e vogël me ndihmën e së cilës në pjesët më të thella të lëkurës vendosen medikamente, vitamina, minerale në vendet ku ka probleme të caktuara. Në këtë mënyrë bëhet ushqimi dhe parandalimi i rënies së tyre.

Në klinikën estetike Gen-O-Time do të gjeni trajtime për lloje të ndryshme problematike, nga ushqyerja deri tek trajtimi. Teknologjia me Liposome nga Playskin është teknologjia e fundit për kryerjen e mezoterapisë me rezultate të menjëhershme.

Shërbime të Tjera