Laser Alexandrite

Ne në klinikën estetike Gen-O-time përdorim Laser Alexandrite pasi ky lazer është më i shpejti nga të gjitha llojet e lazerit. Ështe i përshtatshëm për trajtimin e zonave më të mëdha të trupit, për çdo pigment dhe lloj të lëkurës. Lazer Alexandrite është një lloj laser (amplifikimi i dritës nga emetimi i stimuluar i rrezatimit) që lëshon dritë të lartë energjie përmes një kristali alexandrite. Ndërsa drita kalon nëpër kristalin e alexandrite, prodhohet një rreze me dritë 755 nm e gjatë.

Konsiderohet lazeri më efikas për t’u përdorur me të gjitha llojet e flokëve dhe të lëkurës. Gjatësia e valës së dritës së Laser Alexandrite absorbohet lehtësisht nga melanina (qelizat e pigmentit) në flokët tuaj, gjë që bën që ato qeliza të nxehen dhe shkatërrohen përfundimisht.
Depilimi me lazer ka nevojë për disa seanca (3 deri në 6 seanca ose më shumë). Numri i seancave varet nga zona e trupit që trajtohet, ngjyra e lëkurës, mprehtësia e flokëve. Në përgjithësi rekomandojmë të prisni nga 3 deri në 8 javë midis seancave të aplikimit të lazer.

Shërbime të Tjera