Kriolipolizë

është një metodë në të cilën qelizat yndyrore trajtohen me anë të një trajtimi të ftohtë. Është një metodë e sigurt dhe e besueshme e cila nuk kërkon operacion. Coolsculpting punon në bazë të Cryolipolysis, duke përdorur ngrirje të kontrolluar për të ftohur qelizat yndyrore derisa ato të kristalizohen. Trupi pastaj gradualisht pastrohet nga qelizat yndyrore në mënyrë natyrale. Trajtimi i Coolsculpting zgjat 35-60 min, në varësi të numrit të zonave. Nuk ka efekt të menjëhershëm të dukshëm pas trajtimit, duhen disa javë për të parë rezultatet siç duhet. Kjo është për shkak të qelizave yndyrore që kanë nevojë për kohë për tu dekompozuar dhe eleminuar në mënyrë natyrale nga trupi juaj (përmes veshkave, urinës).

Trajtimi i Cryolipolysis duke përdorur Coolsculpting është i sigurt, pa dhimbje dhe ndryshe nga liposuction, nuk kërkon operacion invaziv. Kjo do të thotë që ju mund të vazhdoni rutinën tuaj ditore pothuajse menjëherë. Trajtimi i Coolsculpting është një qasje e synuar për të zbutur zonat specifike të trupit. Për dallim nga efekti më i përgjithshëm i dietës, pra ka ndikim vetëm në zonën e trajtuar. Rezultatet përfundimtare janë të dukshme pas disa muajsh, me ulje të 25-35% të yndyrës. Centimetrat e humbur do të krijojnë një siluetë më të hollë.

Shërbime të Tjera