Filler me Botox Neuronox

Botoksi është një medikament që përmban një substancë të quajtur botulin toxin tipi A. Injektohet në muskujt e vegjël duke i relaksuar ato dhe për rrjedhim çon në shtrirjen e rrudhave të fytyrës. Botoxi redukton rrudhat e fytyrës në ballin tuaj, në mes të syve të tu, dhe në zonat delikate rreth syve tuaj. Këto rrudha janë më të shprehura kur qeshim, kur rrudhim vetullat, kur ngremë vetullat lart. Pas injektimit të botoxit në keto zona zvogëlohet shfaqja e rrudhave në fytyre, lekura tendoset dhe merr pamje rinore.

Efekti zgjat mesatarisht 4-6 muaj pas trajtimit të parë. Për të mbajtur një rrezultat sa më të mirë dhe natyral proçedura mund të përsëritet 2-3 herë në vit. Botox Neurox, produkti më cilesor që klinika estetike Gen-O-Time përdor mund të përdoret dhe për trajtimin e djersitjes së shtuar në poshtë krah dhe duar.

Shërbime të Tjera