Filler me Acid Hyaluronic

Trupi i njeriut prodhon në mënyrë natyrale Acidin Hialuronic. Me kalimin e viteve kjo sasi ulet dhe në këtë moment fytyra juaj fillon të humbasë vitalitetin e saj. Mungesa e acidit hialuronik fillon të japë efektet e saj në lëkurë duke filluar që nga shfaqja e rrudhave të lehta ose ato të mimikës, dhe më pas krijohen rrudhat e thella, dhe rënie e kontureve të fytyrës, humbje të volumit në zonën e mollëzave, faqeve, apo buzëve. Aplikimi në lëkurë i acidit hialuronik ne forme xheli Juvederm shërben për t’i dhuruar asaj hidratim, tendosje dhe konture më të qarta.

Kohezgjatja optimale e tij është 6-18 muaj dhe këshillohet të përsëritet në intervale të rregullta kohore. Trajtimi zgjat 15 – 30 minuta dhe injektimi bëhet me age shumë të vogla dhe është i padhimbshëm dhe nuk ka nevojë për anestezi. Mund të ndodhë që të shfaqet përkohësisht një skuqje e lehtë ose enjtje e lëkurës. Rekomandohet shmangia e temperaturave shumë të ulëta e shumë të larta, ekspozimi ndaj rrezeve UV, sforcot trupore dhe trajtimet e tjera estetike.

Shërbime të Tjera